Albanian American
Dual Language & Culture
Fostering global citizens of tomorrow through multiliteracy.
Arjeta Ferlushkaj
Promovim i librit:
“ARRITJE DHE PERSPEKTIVA TË MËSIMDHËNIES SË GJUHËS AMTARE NË SHKOLLAT SHQIPE TË DIASPORËS”
“KY LIBËR I KUSHTOHET TË GJITHË MËSUESVE DHE DASHAMIRËSVE TË GJUHËS E KULTURES SHQIPTARE, NË MËNYRË TË VEÇANTË ATYRE TË DIASPORËS, KUDO KU ATA JETOJNË E VEPROJNË.”
Kushtimi që hap librin e parë të botuar nga organizata AADLC na prezanton që në fillim me objektivin e saj (target-in) si dhe filozofinë e punës dhe qëllimet e dëshiruara.
Me këtë duam të theksojmë se nuk kemi synuar të bëjmë një libër-abetare, as nuk kemi pretenduar se libri do të shterronte të gjitha problematikat që ngërthen mësimi i një gjuhe amë në diasporë.
Por ama, ne kemi motivimin dhe pretendimin që kjo nismë e ky botim i parë të frymëzojë për atë librin-abetare shumë të dëshiruar për mësuesit në diasporë dhe aspirojmë e punojmë që të kontribuojmë në zvogëlimin e pengesave, vështirësive dhe problematikave që hasen gjatë mësimdhënies dhe mësimnxënies së gjuhës shqipe në diasporë, me fokus më të përqëndruar në diasporën e Amerikës.
September 12, 2021
Seminar II - Gjuha Amtare ne Shkollat e Diasporës
June 29, 2019
“Rrugëtimi i shenjtë i gjuhës shqipe në diasporë”
nga Marjana Zeneli Bulk
- Në Seminarin e Dytë mbi gjuhën shqipe dhe mësimdhënien në shkollat e diasporës, të organizuar nga Konsullata e Kosovës në NY dhe Organizata Shqiptaro-Amerikane e Dy Gjuhëve dhe Kulturave (AADLC) morën pjesë mësues, profesorë, aktivistë të komunitetit dhe prindër. Seminari u mbajt në ambientet e Konsullatës ku e pranishme ishte edhe Konsullja e Përgjithshme, zonja Teuta Sahatqija. Boshti kryesor i këtij aktiviteti ishte të zgjerojë rrjetin profesional ku të shkëmbehen përvoja dhe njohuri rreth metodave të mësimdhënies në shkollat e trashëgimisë shqiptare në ShBA me qëllim rritjen e efektivitetit të tyre dhe kontigjentit të fëmijëve apo të të rinjve që i frekuentojnë ato. Po ashtu, një tjetër përqëndrim i punës në këtë drejtim është edhe angazhimi dhe mbështetja e insitucioneve të ndryshme ndaj përmbushjes së këtij qëllimi i cili si rezultat con në kultivimin dhe ruajtjen e rrënjëve tona. Fjalën e hapjes e mbajti znj. Sahatqija e ndjekur edhe nga znj. Drita Gjongecaj, themeluesja e AADLC. Duke falenderuar pjesëmarrësit, znj. Ambasadore vlerësoi punën për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme që Konsullata e Kosovës i ka dhënë dhe gjithmonë do t’i japë shkollave shqipe në mërgim. Gjatë këtij seminari pati kumtesa me vlerë nga profesorë të universiteteve, studiues, mësimdhënës, etj. Këtu u përfshinë edhe prezantime të mirëfillta të teknikave të mësimdhënies të ilustruara me shembuj dhe materiale konkrete. Falenderojmë në mënyrë të vecantë të gjithë ligjëruesit që me prezantimet e tyre mjaft cilësore sollën materiale të reja dhe pasuruan diskutimet profesionale mbi temën në fjalë: Vjosë Nikci Marjana Zeneli Bulku Vera Belliu Azeta Kola Zhabjaku, Ph.D Arjeta Ferlushkaj, Ph. D Thellenza Arifi Krasniqi Drita Gjongecaj Mirjana Lukic-Kim Alban Biba Haxhere Veseli-Matoshi Seminari i Dytë solli mundësi të reja për bashkëpunim mes mësuesish profesionistë dhe atyre që e mbështetin kauzën e bukur e me vlerë të ruajtjes së gjuhës dhe vlerave tona kombëtare.
Seminar shkencor–arsimor:
“Arritje dhe Perspektiva të Mësimdhënies së Gjuhës Amtare në Shkollat Shqipe të Diasporës Amerikane”
- Investimi në ruajtjen e gjuhës amtare është një nga kontributet më të vlefshme për të ardhmen e fëmijëve tanë. Për të mësuar mê shumë rreth kësaj, Organizata Shqiptaro-Amerikane e Dy Gjuhëve dhe Kulturave Paralele (AADLC) dhe Shkolla Shqipe "Children of the Eagle" organizojnë seminarin e tyre tê parë me dt. 19 maj 2018.
- The investment in the preservation of the native language is one of the most valuable contributions to the future of our children. To learn more about this, the Albanian-American organization of two languages and parallel cultures (AADLC) and the Albanian school "Children of the Eagle" organize their first seminar DT. May 19th, 2018.
NYC schools to offer instruction in Albanian, numerous other languages
Dual Language Project in NYC Public Schools
For many generations, learning our mother tongue has played a key role in preserving our culture and tradition as well as cultivating our national identity. But today, in such a competitive and demanding world, the challenges and priorities are different. Nowadays, it is necessary that Albanian language is taught and used at its academic levels even here in diaspora including its four sub-skills such as, speaking, listening, reading, and writing. In today’s global economy, it is very important for our community to be aware that knowing more than one language brings numerous opportunities for prosperity and success. With this purpose, efforts are under way to bring a Dual Language program in public schools in the Bronx as a starting point that will open the path to more programs based on the needs and demands of our community.
Children of the Eagle
Misioni i Shkollës “Children of the Eagle” është të promovojë tek fëmijët atdhedashurinë dhe krenarinë për prejardhjen e prindërve/gjyshërve të tyre nëpërmjet ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës shqipe, njohurive rreth gjeografisë dhe historisë shekullore si dhe ruajtjes së traditave të vyera e trashëgimisë së pasur kulturore shqiptare.